Luçiano Boçi publikon videon: Punohet për të rrëmbyer vota
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, kandidat i Sali Berishës për zgjedhjet e 14 majit në garë për bashkinë e Elbasanit, ka publikuar një denoncim nga qytetarët për qeverinë, ku shprehet se premtimet që u janë bërë banorëve të Elbasanit nuk janë plotësuar.
Boçi ka postuar në rrjetet sociale pamje nga rrugët e këtij qyteti, ndërsa tha se kudo ka vetëm fasada dhe asfalt elektoral në përpjekje për t’u hedhur hi syve qytetarëve të Elbasanit.
“T’i përgjigjemi propagandës me të vërteta! Kudo ku është punuar për të rrëmbyer vota! Kudo ku s’janë mbajtur premtimet! Kudo ku janë kujtuar se ekzistojnë komunitetet vetëm në prag të zgjedhjeve! Kudo ku fasadat dhe asfalti elektoral vendoset si fyerje për t’i hedhur hi syve qytetarëve elbasanas, do të ketë reagim publik dhe ndëshkim me votë! Denoncimi më poshtë nga banorët e lagjes ‘Kongresi i Elbasanit’”, shkruan Boçi.