Luçiano Boçi: Sondazhet më nxjerrin fitues në Elbasan me 47,95%, kurse kundërshtari me 41,43%
Një nga bashkitë ku ”lufta” për fitore do të jetë e fortë, është edhe ajo në Elbasan. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi është shprehur se sondazhet që ata kanë bërë e nxjerrin atë fitues të Bashkisë së Elbasanit.
Ai thotë se referuar këtyre sondazheve, 47,95% e votave shkojnë për të, ndërsa 41,43% për kundërshtarin e tij politik nga radhët e PS-së, Gledian Llatja.
”Gara do të dalë me sukses. Do i përdorim elementët politikë, të gjithë pasionin që ka rinia për të prodhuar drejtësinë në një proces zgjedhor lokal. Sipas sondazhit, 47,95% janë në favorin tim dhe 41.43% janë për kandidatin tjetër. Këto janë sondazhe të vërteta. Unë jam një kandidat i vjetër, shoh entuziazmin, revoltën. Zakonisht Elbasani ka atë pjesë gri e cila vendos me urtësinë e saj vetëm në fund të saj pasi ka ezauruar të gjithë hapat e procesit zgjedhor dhe me mençurinë e vet vendos se si do të votohet”,-tha Boçi.