”Lufta” Berisha-Basha? Analisti Minxhozi: PD është në një krizë të thellë
”Lufta” mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, pasi ky i fundit e përjashtoi personalisht nga grupi parlamentar, për analistin Skënder Minxhozi, ka bërë që PD-ja të jetë në një krizë edhe më të thellë.
I ftuar në emisionin “Real Strory”, Minxhozi tha se Basha dhe Berisha po luftojnë me njëri tjetrin dhe nuk e dinë përse po e bëjnë këtë gjë. Sipas tij mungon një perspektivë se çfarë do të ndodhë më pas.
”PD është në një krizë të thellë, sepse Berisha zgjodhi që PD të kishte një krizë të tillë. Berisha hesht njëherë, hesht dy herë. Kryetari kur humbet jep dorëheqjen. Me autoritetin që ai kishte është e kuptueshme që do i shkojnë persona. Kemi një kryetar që nuk duhet të ishte në zyrë dhe një sfidant që thotë se do ta mbyll karrierën time dhe do të emëroj një tjetër. Janë dy figura që luftojnë për diçka që nuk e dinë. PD nuk do të jetë më e bashkuar dhe lidershipi do të jetë në pikëpyetje. Nëse do të ishte folur herët kundër një kryetari të keq, ky kryetari i keq nuk do të bënte kaq keq. Berisha foli vetëm kur u godit personalisht”.