“Lufta e Ftohtë”, Donald Trump firmos dëbimin e 60 diplomatëve rusë

Presidenti i SHBA Donald Trump ka urdhëruar dëbimin e 60 diplomatëve rusë pas helmimit të një ish-agjenti të dyfishtë në Britaninë e Madhe pak javë më parë. Gjermania, Franca dhe Ukraina kanë njoftuar gjithashtu se po përzënë diplomatët rusë. Vende të ndryshme evropiane kanë ndjekur shembullin.

Krerët e BE ranë dakord javën e kaluar se ishte shumë e mundshme që Rusia të ishte pas helmimit të Sergei Skripal dhe të bijës së tij në Anglinë jugore.

Rusia mohon ndonjë rol në sulmin në Salisbury.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHBA gjithashtu do të urdhërojë mbylljen e konsullatës ruse në Seattle, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Swiss Digital Mobile Reklama

Departamenti i Shtetit tha në një deklaratë: “Më 4 mars, Rusia përdori një agjent nervash ushtarak për të vrarë një qytetar britanik dhe vajzën e tij në Salisbury.

“Ky sulm ndaj aleatit tonë, Mbretërisë së Bashkuar vuri jetë të panumërta dhe të pafajshme në rrezik dhe rezultoi me dëmtime serioze për tre persona, duke përfshirë një oficer policie”. 

SHBA e quajti sulmin një “shkelje të egër të Konventës së Armëve Kimike dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.

Pas vendimit të SHBA, 48 nga diplomatët ndodhen në ambasadën ruse në Uashington dhe të tjerët janë në OKB në Nju Jork.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha se vendimi i tij për të dëbuar 13 diplomatë është marrë “në frymën e solidaritetit me partnerët tanë britanikë dhe aleatët transatlantikë dhe në koordinim me vendet e BE”.

Më parë të hënën, vende të ndryshme evropiane – duke përfshirë Letoninë, Lituaninë, Estoninë dhe Poloninë – thërritën ambasadorët rusë në ministritë e tyre të Jashtme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?