Lufta e re në Europë po bëhet për ventilatorë mjekësorë

Në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, një mjet mjaft i rëndësishëm për spitalet janë aparatet respiratore, të cilat ndihmojnë në mbajtjen në jetë të të infektuarve. Ventilatorët, janë aparate të krijuara për të futur oksigjenin në mushkëri, tek pacientët të cilët kanë vështirësi në frymëmarrje ose vuajnë nga sëmundje akute.

Qeveritë evropiane kanë intensifikuar kërkimin pasi mjekët dhe spitalet po përgatiten për një rritje të numrit të pacientëve të infektuar me COVID-19. Italia, epiqendra e virusit në Evropë, kërkoi katërfishimin e prodhimit mujor si dhe dërgoi forcat e armatosura për të ndihmuar, në mënyrë që të arrihej kuota e parashikuar.

Para nisjes së epidemisë, numri i aparateve respiratorë në Itali ishte 5090. Ndërkohë që mungesa e tyre,bëri që mjekët të viheshin para zgjedhjes së vështirë, për të vendosur se kush do të jetonte e kush jo, për shkak të fluksit të madh të të infektuarve.

Gjermania ka rreth 28,000 shtretër nën kujdesin intensiv, nga të cilat 25.000 janë të pajisur me aparate frymëmarrjeje.

Qeveria ka porositur një shtesë prej 10,000 aparatesh frymëmarrjeje nga një furnitor francez. Franca, 5,065 shtretër të kujdesit intensiv të pajisur me ventilatorë.

Lexoni edhe..

Ministria e Shëndetësisë: 42 raste me COVID-19

Rezultojnë pozitivë me koronavirus 2 pjesëtarë të stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi”

Policia e Shtetit: Të gjitha pikat kufitare që mbyllen me Greqinë dhe Maqedoninë

Urdhri i Ardi Veliut për Policinë: Ja si do të lëvizin automjetet private ditën e hënë

Editorial/Gjermania jep 500 miliardë euro ndihma për biznesin, po qeveria shqiptare?!

SHKARKO APP