Lufta kundër CoVid-19, BE do të sigurojë 15 miliardë euro ndihma për vendet në nevojë
Bashkimi Evropian njoftoi se ata do të sigurojnë 15 miliardë euro (16.4 miliardë dollarë) për të ndihmuar vendet e varfra të luftojnë pandeminë e koronavirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen e cila tha se paratë do të ndihmojnë vendet me sistem të dobët të kujdesit shëndetësor të trajtojnë ndikimin e COVID-19 dhe gjithashtu të ndihmojnë rimëkëmbjen e tyre ekonomike në plane afatgjatë.
“Ne do ta fitojmë këtë betejë vetëm me një përgjigje të koordinuar globale,” tha Von der Leyen në një video të postuar në Twitter.
“Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian po siguron më shumë se 15 miliardë euro për të ndihmuar partnerët tanë në të gjithë botën për të luftuar koronavirus.”
Ndërsa shumica e Bashkimit Evropian mbetet në mbyllje, numri i të vdekurve vazhdon të rritet në Itali, Spanjë, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Videoja nuk jepte detaje se nga do të vinin paratë e as nga cilat vende do të përfitonin. Ministrat e zhvillimit të BE do të takohen me “video thirrje” të Mërkurën për të diskutuar detajet e ndihmës financiare për vendet e cenueshme.