Lufta kundër kanabisit, drejtori i policisë së Shkodrës kërkon më shumë bashkëpunim

Kontrolli i zonave të thella malore mbetet një sfidë për policinë e Shkodrës në luftë kundër kultivimit të bimëve narkotike. 3200 kontrolle në këtë qark kanë zbuluar vetëm 5 raste kultivimi.

Kultivimi i kanabisit në Shqipëri ka rënë, por fenomeni nuk është zhdukur. 3200 kontrolle në qarkun e Shkodrës, kanë zbuluar 5 raste kultivimi me 919 bimë.

Sfida e policisë janë kontrollet e zonave të thella, ndaj drejtori i policisë Niko Brahimaj kërkon më shumë bashkëpunim mes institucioneve dhe mjete. Në këtë drejtim ndihmë pritet të japin dy dronë të posaçëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Niko Brahimaj, drejtor i policisë qarku Shkoder: Duhet t’i kushtojmë vëmendje vendeve me risk, siç kemi përcaktuar. Harta e gis-it ka ardhur dhe po operojmë. Kemi pasur disa fluturime  dhe monitorime nga ajri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga tryeza e task – forcës së qarkut, numri dy i ministrisë së brendshme Rovena Voda kërkoi që 2019-ta të shënojë zerimin e fenomenit. Ata që nuk raportojnë do të mbajnë përgjegjësi.

Rovena VodaPërgjegjësia fillon që nga unë, tek drejtuesit e institucioneve qendrore, por zbret poshtë pastaj tek ju.

8 persona, mes të cilëve dy kryepleq dhe dy punonjës të shërbimit pyjor janë proceduar në qarkun e Shkodrës për parcelat e drogës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?