Lufta kundër krimit, kryeprokurorja Arta Marku pret zyrtarin gjerman

Prokurori i Përgjithshëm Arta Marku priti në një takim zëvendëspresidentin e Zyrës Federale Kriminale Gjermane Peter Henzler dhe delegacionin që e shoqëronte.

Zyrtarët gjermanë u angazhuan për bashkëpunim në të gjitha rastet konkrete të ndodhura në Gjermani, kurse prokuroria që të plotësohet dokumentacioni dhe kërkesat e duhura ligjore.

Rëndësi të veçantë iu dha krijimit të Njesive të Përbashkëta Investigative me shtetin gjerman dhe forcimit të luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projekti ORKA i policisë gjermane do të ketë orientim kombëtar dhe ndërkombëtar për luftën kundër krimit të organizuar shqiptar, me fokus narkotikët dhe hetimet pasurore  konfiskimin e aseteve kriminale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në takim u tha se grupet kriminale shqiptare janë të konsoliduara mirë në Republikën Federale të Gjermanisë dhe ndërkohë po luajnë krahas trafikimit të kanabisit një rol dominues edhe në trafikun e heroinës dhe kokainës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?