”Lufta” me armikun e padukshëm. Brenda blindave të Ushtrisë (VIDEO)
Të stërvitur për të qenë në situata lufte dhe pjesë e misioneve jashtë vendit por këtë herë armiku për ushtarët e jo vetëm është krejt i ndryshëm. ”Është një situata komplet tjetër nga ajo luftarake, kjo është një luftë asimetrike, ku armikun as nuk mund ta shohim, as taktikat, as formën në të cilën shfaqet. Pra është një luftë me diçka të padukshme”, thotë Hekuran Budani, toger, komandant i operacionit. Sa i përket sjelljes së qytetarëve, dhe respektimit të rekomandimeve, Budani shpjegon se qëllimi i patrullimeve të Ushtrisë nuk është marrja e masave shtrënguese, por vetëm sensibilizimi për atë që po bëhet. ”Prania e ushtrisë, përtej autoritetit që uniforma imponon, apo përtej pamjes së “frikshme” të mjeteve të blinduara, njerëzit e kanë mirëpritur, pasi pjesa më e madhe janë të ndërgjegjshëm për seriozitetin e situatës”.