“Lufta me Covid-19 nuk fillon në spital”/ Manastirliu publikon mesazhin e mjekes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndarë në rrjete sociale, mesazhin e mjekes Silvana Bala, e cila thotë se lufta me Covid-19 nuk fillon në spital.

”Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur shëndetin tuaj. Të dashur qytetarë, lufta kundër Covid-19 nuk fillon në spital. Ajo bëhet pikë së pari nga çdonjëri prej jush në përditshmërinë tuaj. Mjafton zbatimi i masave të thjeshta, për të qenë një hero: maska, distancimi, higjiena! Bashkë do t’ia dalim”, thotë Silvana Bala në mesazhin e publikuar nga Ministrja Manastirliu.

SHKARKO APP