Lufta me flakët, Gjumshti: Nga 22 helikopterë vetëm 3 janë funksionalë

Sot në media qarkulloi lajmi për helikopterët e ushtrisë, që qeveria ka blerë 6 të rinj, por që në këtë situatë me zjarret, asgjëkundi nuk janë parë. Xhemal Gjumshti, ish-kreu i Shtabit të Forcave të Armatosura thotë se gjithsej janë 22 mjetet ajrore dhe që operojnë janë vetëm 3 mjete ajrore, që po operojnë aktualisht.

”Kjo situatë nga zjarret vjen nga mungesa e menaxhimit dhe neglizhencës së autoriteteve shtetërore. Të gjitha strukturat përgjegjëse janë të lidhur në këtë aspekt. Nga ana e qeverisë nuk janë marrë pothuajse masa për të vënë në gatishmëri mjetet, sepse kanë pasur kohën e mjaftueshme që mjetet dhe helikopterët të viheshin në punë.

Gjithsej janë 22 mjetet ajrore dhe që operojnë janë vetëm 3 mjete ajrore, që po operojnë aktualisht. Jo të gjithë helikopterët mund të përdoren për aksione të tilla lidhur me shuarjen e zjarrit. Duhet të ishte bërë më shumë punë në këtë aspekt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në situatën ku jemi shteti ka falimentuar. Këta bëjnë spektakël dhe thonë se helikopteri po riparohet ose kaq janë. Helikopterët e tjerë janë përdorimit sepse nuk janë dhënë fonde për to. Fatkeqësitë natyrore nuk i kemi ne në dorë, por ne kemi në dorë të marrim masa”,– tha në ”Ora News”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?