Lufta me kallash mes bandave në Kavajë, policia arreston 5 persona, një në kërkim

Një ditë pas ngjarjes që tronditi Kavajën, ku nga përplasja me armë zjarri në mes të ditës e në mes të qytetit mbeti i vrarë një kalimtar, që sapo kishte dalë nga dyqani ku kishte blerë bukë, policia njofton për pesë të arrestuar.

Policia e Kavajës arreston në flagrancë 5 persona, si dhe shpall në kërkim një tjetër në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 04.07.2019, rreth orës 12:20, në lagjen Nr.4, në afërsi të Teqese në Kavajë, pas një konfikti per motive te dobeta mes disa shtetasve, ku u përdorën dhe armë zjarri dhe për pasojë humbi jetën një kalimtar si dhe u plagosën 5 shtetas të tjerë, në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posacëm hetimor, i drejtuar nga Prokurori i Rrethit, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i kësaj ngjarje. U arrestuan në flagrancë 5 shtetas dhe konkretisht:

Swiss Digital Desktop Reklama

– M.A., 31 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 1 Kavaje, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

Swiss Digital Mobile Reklama

– A.D., 43 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 4 Kavaje, (i denuar me pare), për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë’ dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

– E.H., 22 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

– Q.M., 25 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

– A. K., 39 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 6 Kavaje, për veprat penale të “Moskallëzim i Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu u be shpallja ne kerkim e shtetasit D.A., 33 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 1 Kavaje, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë’ dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 3 automjete, te cilat jane perdorur nga autoret e dyshuar, aparate celular, fisheke luftarak si dhe nje sere provash te tjera, te cilat jane derguar per ekzaminim te metejshem laboratorik.

Nga veprimet e kryera deri tani rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta, ku shtetasit E.H., A.D. dhe Q.M. janë konfliktuar me shtetasit M.A. dhe D.A., konflikt, i cili është përshkallëzuar deri në përdorim të armëve dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme një kalimtar i rastit shtetasi R.H., 52 vjeç banues ne Kavaje, si dhe janë plagosur shtetasit A.D., E.H., A.A., S. M. dhe M.A., të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet hetimore dhe proceduriale me grumbullime për grumbullimin e infoirmacioneve dhe provave të tjera.

Materialet hetimore ne lidhje me kete ngjarje ju kaluan Prokurorise Prane Gjykates se Shkalles se Pare Kavaje per hetime te metejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?