“Lufta” me trastat e fermerëve, komisioneri: Do t’i shkojmë rastit deri në fund

Trotuareve të kryeqytetit ku fermerët e rrethinave hapin trastat me perime e zarzavate, ata e pësojnë nga patrullat e Policisë Bashkiake. Video-t amatore ku shfaqen produktet e shpërndara me forcë nga policë të bashkisë, kanë ngjallur reagim në opinion. Robert Gajda, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi bazuar në ankesat që kanë mbërritur aty garanton se do të marrë masa për rastin e cenimit të dinjitetit të së moshuarës.

“Është vënë re një sjelle jo etike ndaj qytetarëve me veprime të ekzagjeruara. Ajo që kërkohet nga ana e policisë bashkiake është fryma që duhet të ketë. Fryma duhet te jetë në funksion të qytetarëve, në shërbim të qytetarëve, në ndreqjen e situatave problematike, por duke i respektuar qytetarët”,-tha Gajda.

Po ashtu Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi herë pas here i referohet edhe medies për incidentet, përfshirë dhe ato në të cilat janë efektivë të policisë bashkiake në shkelje.

SHKARKO APP