Lufta ndaj Covid-19, shefja e Infektivit: Sot filluam trajtimin me plazmë

Shefja e Infektivit, Najada Çomo, ka dhënë një lajm të rëndësishëm për të gjithë pacientët e infektuar me Covid-19.  Teksa bisedonte me kryeministrin Edi Rama, tha se ka filluar trajtimi i pacientëve të infektuar me plazmë gjaku nga dhurues që e kanë kaluar më parë Covid-19.

Në këtë plazmë gjendet anti-trupa që luftojnë Covid-19 dhe në këtë mënyrë shanset për shërimin e pacientëve të infektuar janë më të mëdha. ”Fitorja e kësaj lufte është bërë fal mjekimi të bërë tek Infektivi. Në saj të barnave që përditësohen nga bota dhe qeveria na i ka sjellë. Ka një muaj e gjysmë që përgatitemi për plazmën sot filloi mjekimi i dy pacientëve. Sot u bëjmë thirrje popullatës që të dhurojë gjak ata që e kanë kaluar. Është e rëndësishme. Ne jemi një skuadër e madhe dhe e bashkuar. Kemi staf të shtuar dhe prurje të reja. Kemi infermierë”.

Pasi fitoi betejën me pandeminë e Covid-19, mjeku i njohur Roland Xhaxho mësohet se ka dhuruar plazmën e gjakut, në ndihmë të pacientëve të infektuar dhe që ndodhen në gjendje të rëndë. Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në facebook. Ajo u shpreh se është krenare për mjekët, që me shembullin e tyre, përçojnë vlerat e humanizmit dhe solidaritetit për atë që ka më shumë nevojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?