Lufta ndaj koronavirusit nuk mbaron me spitalin, Tomini: Duhet kujdes edhe pas daljes

Kujdesi për çdo pacient të prekur nga koronavirusi që po trajtohet në spital nuk mbaron aty. Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike, Eugena Tomini, në një lidhje me skype për Ora News thotë se duhet patur kujdes me higjienën edhe pas daljes nga spitali.

Tomini: Përgjigjia imunitare e një organizimi ndryshon nga një tjetër. Nëse kemi një rast pozitiv që testohet ditën e parë do të pasohet dhe nga testime të tjera rreth ditës së 14, që përkon me periudhën e rikuperimit. Në rast se sërish rezulton pozitiv, pacienti kalon periudhën e kovaloshencës, transformimit nga një rast pozitiv në negativ. Vetëm atëherë është i aftë të lëvizë apo qarkullojë. Meqenëse kemi një virus që është në zhvillim e sipër duhet të theksojmë që edhe pas daljes nga spitali masat e higjienës për parandalimin e spërklave duhet të ruhen në njëfarë mase deri në eleminimin total.

Aktualisht janë 59 persona të infektuar, mes tytre dy viktima.

30 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Rrogozhina). Prej tyre, tre pacientë janë në terapi intensive.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

SHKARKO APP