Lufta ndaj koronavirusit/ SHBA i jep Shqipërisë edhe 900 mijë dollarë, totali shkon në 2 milionë
SHBA i jep Shqipërisë edhe 900 mijë dollarë për të luftuar ndaj koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja Yuri Kim e cila thotë se totali tashmë i ndihmës amerikane për Shqipërinë kap 2 milionë dollarë.
Këto para do të shkojnë për laboratorët spitalorë, gjurmimin e rasteve si dhe dhe asistencë teknike. Ndërkohë në total nga viti 200 SHBA e ka ndihmuar Shqipërinë me rreth 700 milionë dollarë ndihma.
US is providing add’l $900K to Albania for #COVID19, bringing total to >$2M for labs, case tracking & technical assistance. This builds on $700M in total assistance since 2000. US will always stand with friends and lead the fight against global threats. https://t.co/hCCmnmFxM4
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 20, 2020