“L*ufta” në parlament, analisti Andoni: Nikolla, zgjedhja më e gabuar e PS

Analisti Ben Andoni u tregua kritik për të gjitha palët në Kuvend, pasi seancat e kohëve të fundit janë karakterizuar nga tymuese e flakadanë, por edhe nga mbylljet e shpejta të seancës. Ai u shpreh se PS-ja ka bërë zgjedhjen më të gabuar me vendosjen e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit, ndërsa në anën tjetër theksoi njerëzit nuk e duan më këtë retoritë të demokratëve.

“Kemi gati progres raportin për vitin 2024 dhe pjesa e parlamentit është e nxirë. Problemi është te mungesa e sensit të pragmatizmit nga të dyja palët.

Së pari, mazhoranca, që për mendimin tim, ka bërë një nga zgjedhjet më të gabuara me vendosjen e zonjës Nikolla në krye të Kuvendit. Ai që është në fuqi ka predispozitë që të lëshojë më shumë. Nëse Nikolla do të vepronte sipas rregullores, atëherë do të kishim një zbutje të kësaj lufte pa principe që bëhet në Parlament.

Kemi një sens të PD-së, që në këtë rast është në të drejtën e saj, por njerëzit duan tash e tutje duan pjesën pragmatiste të PD. Kemi edhe një vit e gjysmë nga zgjedhjet dhe kjo retorikë nuk bën më punë”,-tha në ”A2cnn”.

SHKARKO APP