Lufta në Ukrainë, kolonel Demiraj: Situata në terren e tmerrshme

Kolonel Dritan Demiraj, ekspert për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare, thotë se lajmet e muajve të fundit për luftën ruse në Ukrainë nuk përkojnë me realitetin në fushëbetejë.

“Një muaj më parë Von der Leyen botoi një shifër që fliste për 100 mijë ushtarë ukrainas të vdekur, lajmi u fshi 5 minuta më vonë. Situata në terren është e tmerrshme dhe që në muajin shtator, që kur kontrollin e ka marrë gjenerali Surovikin, fatkeqësisht është në favor të Rusisë”, thotë ai ndër të tjerat në “Debat”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Ish-ushtaraku e shtjellon analizën e tij. “Kemi një ofensivë të tmerrshme, jemi kthyer në 2022 në atë që cilësohet si lufta e gjeneratës së parë, që ndodhte në luftën e parë botërore, që konsiston në luftën në transhe, pra kemi një vendosje të njësive elitë ukrainase në transhe dhe bombardime nga i gjithë arsenali i ushtrisë ruse, ku humbjet janë të jashtëzakonshme”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?