Lufta në Ukrainë, Milo: Palët kanë hyrë në zonën e diplomacisë së fshehtë

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, sheh një ulje të toneve mes Ukrainës dhe Rusisë dhe këtë e shpjegon me vënien në lëvizje të asaj që njihet si diplomaci e fshehtë.

“Është një strategji përplasjeje mes botës perëndimore dhe Rusisë. Si e tillë, në këtë përplasje po përdoren të gjitha mjetet dhe mënyrat për të dëmtuar imazhin e kundërshtarit. Në deklaratat zyrtare, sidomos ato të Bidenit, është e shkruar që më parë.

Përveç lojës së nervave, tani ka gjithnjë e më shumë elementë të një diplomacie të fshehtë që kërkon ta përfundojë konfliktin dhe t’i çojë palët në tavolinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zelensky po tërhiqet nga çështjet kryesore për të cilat u bë lufta. Ai ka deklaruar se është gati të ulet në bisedime me Putinin dhe të diskutojë për statusin e Donjetskut dhe Luhanskut. Janë në rrugën për të gjetur një zgjidhje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?