“Lufta” për muzikën e lartë në Sarandë, kamarieri “rreh” policët që kërkuan uljen zërit

Pamje që tregojnë një skandal të dyfishtë vijnë nga Saranda. Efektivët e policisë lokale janë përballur me kundërshtim të dhunshëm në një lokal ku kishin shkuar për të kërkuar uljen volumit të muzikës, për shkak se kishin hyrë në fuqi rregullat e ndalim qarkullimit. Por nga ana tjetër, banorët e zonës kritikojnë blutë që kanë dështuar në vazhdimësi për të detyruar biznesin për të zbatuar rregullat në fuqi.

Këto pamje tregojnë kundërshtimin me dhunë që u bëhet disa punonjësve të Policisë së Sarandës pranë një lokali në qytetin bregdetar.

Personi në video i identifikuar si Erjon Prifti shtyn me duart një prej efektivëve që sipas burimeve kishin shkuar pranë lokalit për të kërkuar uljen e zërit të muzikës që vinte prej aty pasi kishin hyrë në fuqi rregullat e shterrethimit.

Por Erjon Prifti,  që përcaktohet si kryekamarier i lokalit që ndodhet në rrugën Turizëm–Kanali i Çukës, jo vetëm që nuk I është bindur urdhërit, por kundërshton me dhunë zbatimin.

Në këto kushte, patrulla e policisë sic duket në pamje e ka shoqëruar me forcë në komisariat.

Burimet thonë se i riu është lënë i lirë disa orë më pas, por ndaj tij ka nisur një hetim për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Penalisht është proceduar edhe pronari i lokalit, një person që identifikohet me emrin Gazmend Gega.

Ngjarja në fakt zbulon një skandal të dyfishtë.

Nga një anë kundërshtimin me dhunë të efektivëve të policisë që faktorët me pamje dhe nga ana tjetër dështimin e vetë strukturave të policisë për të disiplinuar zbatimin e rregullave të fuqi nga ky biznes.

Banorë të zonës, denoncuan në Ora Neës, se lokali ky ndodhi incidenti ka qenë në vazhdimësi problematik.

Sipas banorëve aty edhe në kushtet e masave shtrënguese që zbatohen për bizneset, në vazhdimësi ka pasur muzikë të lartë dhe përtej orës 22:00 kur hyn në fuqi shtetrrethimi.

Banorët thonë se policia lokale ka dështuar që të detyrojë këtë subject në zbatimin e ligjeve në fuqi njësoj si për të gjitha bizneset në vend që pas orës 22:00 të mbrëmjes duhet të mbyllin aktivitetin. /Ora News

“Lufta” për muzikën e lartë në Sarandë, kamarieri “rreh” policët që kërkuan uljen zërit

SHKARKO APP