Lufta për pushtet: Cari Putin kundër Sulltanit Erdogan

 

Sulltani Erdogan dhe Cari Putin duelojnë me njëri­tjetrin në Lindjen e Mesme. Pas rrëzimit të  avionit rus përplasja e heshtur e dy liderëve tani rrezikon të kthehet në një përplasje të frikshme ushtarake ku mund të shtohen edhe aktorë të tjerë. Kur në fund të shtatorit Rusia u rreshtua në krah të Assadit duke krijuar bazën në Latakia, predhat e hedhur kundër tyre vinin pikërisht nga rebelët e armatosur dhe stërvitur nga Turqia. Sulmet e rusëve kundër rebelëve në Siri shqetësuan jo pak Ankaranë që mbështet grupet islamike në Siri.

Mosmarrëveshja në Vjenë

Në fund të tetorit kur u zhvillua në Vjenë seanca e parë e Grupit të Kontaktit mbi çështjen e Sirisë, ministrat e Turqisë dhe Arabisë Sauditë patën shkëndija me homologun iranian Javad Zarif. John Kerry u përpoq shumë të shmangte përplasjet dhe të ulte tensionet , por Ankaraja dhe Riadi nuk ndryshuan qendrimet: ata nuk pranuan kompromise mbi largimin e Assad. Ndërkohë që Teherani i mbështetur nga Moska është kundër.

Stërkëmbëshi në G20

Veprimet ushtarake dhe mosmarrëveshjet politike mes Erdogan dhe Putin i kthyen këta të dy në protagonistë të konfliktit sirian dhe në samitin e Antalias u panë tensionet mes tyre. Putin akuzoi Turqinë indirekt se po financon ISIS.Një stërkëmbësh për Erdogan që është mikpritësi i samitit. Erdogan e di mirë që 60 përqind e gazit në Turqi vjen nga Moska, por të ulë kokën para fyerjes së Putinit do të thoshte një ulje të reputacionit në arenën ndërkombëtare dhe një fyerje personale. Ai u kundërpërgjigj duke thënë se Assad mbronte ISIS për të legjitimuar pushtetin e tij, dhe duke sulmuar Assad ai thumbonte mbështetësin e tij Putin.

Eksodi i turkmenëve

Erdogan e sheh Putinin si një kërcënim të dyfishtë. Në planin ushtarak Putin do të ndihmojë Assadin ndërsa në atë politik, pas masakrës së Parisit, por krijon një aleancë me Francën kundër ISIS. Marrëveshja me Francën do të thotë që NATO mund të rreshtohet me Francën duke e vendosur në cep Turqinë. Për të prishur planet e Kremlinit Erdogan sulmon në pikën më të ndjeshme europianët: emergjencën humanitare. Erdogan akuzoi rusët për sulme ndaj komunitetit turkmen në Siri. Ata janë grupi më besnik ndaj Erdogan. Edhe piloti i avionit rus ra në duart e grupeve të tyre të armatosur.

Rivalitet strategjik

Në themel të përplasjes së Erdogan me Putin janë projektetet e tyre straegjike që vijnë rrotull Assadit por me ambicie të ndryshme. Erdogan kërkon të rrëzojë Assadin për ta shndërruar Sirinë në një shteti sunit me në krye grupet islamike që përcjellin ideologjinë e vëllezërve islamikë turkë. Putin ndërkohë kërkon të rrisë ndikimin e tij në Lindjen e Mesme duke shfrytëzuar dobësinë e SHBA­së. Kështu mund të shpjegohet dëshira dhe këmbëngulja e Putin për të marrë pjesë në luftën në Siri.Shtetet e tjera të përshirë rrotullohen rreth dy koalicioneve: atij të Carit rus dhe Sulltanit Erdogan.

Nga La Stampa

 

SHKARKO APP