“Lufta SHBA-Iran nuk mund të ndodhë”, Agim Nesho: Shqipëria nuk duhet të përdoret nga shtetet e tjera

Ish-ambasadori shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Agim Nesho mohoi që të ketë rrezik që pas vrasjes së gjeneralit iranina, Qasem Soleimani, të nisë lufta SHBA-Iran.

Duke folur në studion e “FaxNews”, Nesho deklaroi se sulmi i sotëm i Iranit ndaj bazës amerikane u bë më shumë për propagandë, sesa për të hapur një konflikt. Teksa iu referua edhe mediave ndërkombëtare, diplomati shtoi se presidenti Donald Trump po përpiqet të ulë tensionet dhe të shmangë konfliktin.

“Që do të kishte një reagim të Iranit, sigurisht që do të kishte. Gjithë kjo zhurmë e madhe për të treguar që ata janë të aftë të përballojnë revolucionin e krijuar nga ata, do ta bënin një veprim të tillë. Por a pati efekte që mund të përshkallëzojë një konflikt? Sigurisht që nuk pati.

Ka ide për një luftë, por kjo nuk mund të ndodhë. Vetë veprimi i Iranit ishte më tepër për konsum të brendshëm. Ata akoma pa ditur se kush ishin personat e vrarë nga raketat, bënë atë prononcimin që 80 amerikanë janë vrarë. Mendoj se më shumë është bërë për propagandë. Irani ka një brez të ri që nuk e pranon më një regjim mesjetar. Në këtë kuptim, sulmi është më tepër një justifikim për interesat e propagandës brenda.

Nga të dhënat e shtypit amerikan, nga Pentagoni dhe nga Shtëpia e Bardhë është thënë se deri tani nuk ka asnjë të vrarë, por “CNN” e shikonte këtë si një hap për të ulur konfliktet, për të ulur rrezikun e konfliktit në Lindjen e Mesme”, tha Agim Nesho.

Ai e quajti të drejtë vendimin e Trump për të ekzekutuar Qasem Soleimanin, ndërsa përgëzoi edhe Shqipërinë për qëndrimin e mbajtur në këtë rast.

“Ky person nuk ishte një rastësi, ishte një person që njihej prej shumë kohësh. Në prill të vitit të kaluar nga SHBA u fut organizata e drejtuar prej tij në listën e organizatave terroriste. Arriti deri në momentin që ngjarjet e fundit të sulmeve ndaj ambasadës amerikane, të iniciuar nga personat që pritën general Soleimanin në vizitën e tij në Irak.

Kjo bën që ai të ishte një rrezik aktual për SHBA. Ne jemi anëtarë të NATO dhe SHBA është partneri ynë strategjik. Veprimi i Shqipërisë, i menjëhershëm ishte një veprim i drejtë sepse këtu nuk ka ekuivoke.

Shqipëria gjithmonë ka gabuar, të cilat tashmë po tregojnë se ka edhe një kosto. Bëri shumë mirë që ishte nga të parat dhe kjo duhet të jetë një linjë e vazhduar. Në shumë raste kemi qenë të dyzuar, duke parë interesin sipas rastit. Në këtë rast kanë vepruar mirë”, theksoi ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA.

Sa i takon deklaratës së liderit supreme të Iranit, Ali Khamenei se një vend i vogël ka komplotuar me SHBA, Nesho u shpreh se mund të bëhet fjalë për vendin tonë, duke qenë se ka prezencë të muxhahedinëve. Megjithatë, ai i bëri thirrje Shqipërisë që të mos shkojë sipas interesave, por të krijojë një strategji të sajën për këto raste.

“Nënkuptohet që vend i vogël i referohet Shqipërisë, është edhe prezenca e muxhahesdinëve në Shqipëri. Ata duan të mbajnë ushtetin e tyre okult dhe mesjetar. Por ne e dimë se ndaj regjimeve të tilla duhet të veprojmë të unifikuar. Duket sikur ka ndarje në Evropë. Por ka një mënyrë të të vepruari në zgjidhjen e krizës.

Shqipëria duhet të mendojë gjithmonë që të mos jetë entuziaste dhe ky është defekt i madh i shqiptarëve sepse ne bëjmë takime jo në interest ë kom,bit, porn ë interest ë Shtëpisë së Bardhë. Shqipëria bëhet një shtet klientelist dhe tregon se këtu nuk funksionon demokracia. Ky duhet të jetë një leksion I madh në politikën shqiptare që duhet të ketë strategjinë e saj dhe të mos përdoret nga persona të tjera për interesat e tyre personale”, deklaroi Agim Nesho.

“Lufta SHBA-Iran nuk mund të ndodhë”,Agim Nesho: Shqipëria nuk duhet të përdoret nga shtetet e tjera

SHKARKO APP