“Luftë” brenda PS-së. Rama shkarkon drejtorin e Transportit Rrugor

Roni Shqopa drejtor Rajonal i Shërbimeve të Transportit Rrugor në Durrës është shkarkuar nga detyra. Bëhet e ditur se vendimi është marrë nga kryeministri Rama që të premten e kaluar, ndërsa zëra brenda bashkisë së qytetit të Durrësit thonë se në këtë institucion është shpallur një luftë e brendshme ku po largohen shumë punonjës qe kanë punuar në kohën kur Vangjush Dako ishte kryetar.

Roni Shqopa ka mbajtur detyrën e drejtorit të Konvalishencës para se te merrte postin si Drejtor Rajonal i Shërbimeve të Transportit në Durrës për katër vite.

Nuk dihet kush do të jetë emri që do të pasojë Shqopën në këtë post, por duhet thënë se emërimet e fundit në Durrës kanë trazuar ujërat në PS-në lokale.

SHKARKO APP