“Luftë dhe të vrarë”, tek reparti RENEA. Skenë si nëpër filma (VIDEO)

Shqipëria ka që prej kësaj të hëne, repartin e ri të Forcave Speciale RENEA. Të gjithë të pranishmit në ceremoninë e inagurimit të repartit të ri në Yzberisht, patën mundësinë të ndiqnin demostrimin e veprimeve nga efektivët e forcës elitare të policisë së shtetit në një situatë. Bëhej fjalë pikërisht ndërhyrjen taktike për ndalimin e 2 personave të rrezikshëm dhe të armatosur. E gjithë fusha qëndrore e repartit, u kthye në një fushë beteje.

Në 107-vjetorin e Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama e vlerësoi këtë si një strukturë moderne, e cila nuk ka asgjë më pak se strukturat e ngjashme në Europë. ”Nëse sot kemi një strukturë moderne për forcat RENEA, e cila nuk ka asgjë të mangët me strukturat ë ngjashme europiane. Deri një dekadë më parë kishim një repart ushtarak që përgatitej të sulmonte civilë në jug të vendit. Nuk ishte 100 vjet më parë, por vetëm 20 vjet më parë. Nëse krahasimet me të shkuarën janë absolutisht tronditëse, sot është koha për t’u matur me të ardhmen”.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se ky është një investim që RENEA do ia kthejë Shqipërisë duke rritur sigurinë në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?