“Luftë” me armë në Vlorë, ka të plagosur

Në tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Shqipëri. Këtë herë gjeografia e ngjarjeve të rënda, zgjerohet me Vlorën.

Të shtëna armësh janë regjistruar pasditen e sotme në rrugën “Gjergj Araniti” në Vlorë.

Të shtënat raportohet se janë adresuar nga një autmjet tjetër, ndaj një automjeti tip “Audit” A3 me targa AA 653 VC. Për pasojë dyshohet se kanë mbetur të plagosur dy person, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Vlorës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Araniti”, ku dy persona me motor i kanë prerë rrugën një makine tip ‘Audi’ me targa AA 653 VC ku udhëtonin dy shtetas, duke hapur zjarr.

Nga atentati ka mbetur i plagosur në kraharor 42-vjeçari M. Mehmeti, i cili po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Vlorës.

Nga të shtënat dyshohet se ka mbetur i plagosur edhe personi i dytë që udhëtonte në mjet.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.

Pamje nga vendngjarja që vijnë nga Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?