”Luftë” me Renea-n, 47-vjeçari jetonte me nënën në një shtëpi të veçuar

Kishte pak kohë që ishte kthyer në Vlorë, në shtëpinë e tij ku jetonte vetëm me nënën. Me të marrë informacionin policia e Vlorës, në bashkëpunim me Forcat Speciale dhe RENEA kanë organizuar operacionin për kapjen e tij në fshatin Hoshtimë.

Operacioni i sotëm është zhvilluar rreth orës 6:00 të mëngjesit. Që prej tre orësh, Renea ka rrethuar zonën. Nuk ka pasur rrezikshmëri për banorët e zonës pasi banesa e 47-vjeçarit ndodhet rreth 4 km nga banesat e tjera të fshatit dhe terreni është i vështirë.

Forcat Speciale dhe Renea kanë krijuar një perimetër prej 2 km rreth shtëpisë për të mos i lënë mundësi arratisje dhe më pas i kanë bërë thirrje të dorëzohet. Në banesë ka qenë vetëm nëna e tij. 47-vjeçari ishte kthyer prej pak kohësh në zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?