Luftë në Krujë, trafikantët e hashashit qëllojnë policinë

Një situatë e pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme në malësinë e Krujës. Trafikantë të drogës dhe kultivues të lëndëve narkotike kanë sulmuar me armë zjarri forcat e policisë që kanë shkuar për kontrolle në zonat malore.

Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë njoftim zyrtar për përplasjen me armë dhe nëse ka të lënduar mes palëve. Ndërkohë mësohet se forcat RENEA janë nisur me urgjencë drejt Krujës për të vënë situatën nën kontroll.

Ngjarja e ndodhur sot është ndër rastet e pakta kur policia përballe me sulm të armatosur nga trafikantët e lëndëve narkotike. Goditja ndaj policisë më armë, përveçse një krim i rëndë tregon dhe për fuqizimin e bandave të drogës dhe kontrollin e tyre mbi territorin e vendit.

Përplasja me armë kundër forcave të rendit tregon dhe daljen e situatës së kultivimit të drogës nga kontrolli në shumë zona të vendit.

SHKARKO APP