Luftë në Mat, vriten dy punonjës të bashkisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mat. Pas një përplasje me armë zjarri, dy punjonjës të bashkisë kanë humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shëlli në Mat. Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që shumë forca policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se tre punonjës të Bashkisë së Matit kishin shkuar në fshatin Shëlli për të hapur një rrugë kalimi.

Në momentin që janë ulur në lokalin e fshatit për të drekuar ata janë qëlluar me automatik nga një banor i fshatit. Për pasojë dy prej tyre kanë humbur jetën dhe një i tretë është plagosur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?