“Luftë” për bukë në qytetet e Shqipërisë

Rrugët, tregjet e dyqanet ushqimore pas ndryshimit të ri të orareve të qarkullimit janë mbushush plot me njerëz. Gjithë këto radhë dhe sasitë e ushqimeve nuk janë të justifikuara se izolimi zgjat vetëm një ditë. Të hënën gjithçka do të normlizohet.

Në Korçë shumë qytetarë janë dyndur në dyqanet e bukës. Si të mos mjaftonte kjo, ata janë zënë me njëri tjetrin duke mos respektuar radhën dhe distancën. Qytetaret që kanë luftuar në orët e para të mënngjesi për tu furnizuar me ushqime. Në fakt edhe nga tregtarë, por edhe qytetarë pranohet se dita e sotme ka sjellë më tepër fluks, kryesisht në orët e para të mengjesit. Në Vlorë qytetarët shprehen se nuk ka rritje te çmimeve.

Fieri është qarkun i dytë me numrin më të madh të të prekurve pas Tiranës, qytetarët duket se nuk duan tja dinë për rrezikun që u kanoset. Qyetarët në Durrës kanë zënë radhë të gjithë në të njëtin orar për t’u furnizuar edhe për ditën e diel. Ata nuk respektuan as minimumin e rregullave, pa maska, pa doreza dhe mbi të gjitha nuk ruajten as distancën.

Në Librazhd, mëngjesi i së shtunës i nxorri të gjithë qytetarët në treg, edhe këtu pa asnjë lloj mase mbrojtëse. Në këtë qytetet ata që kryesonin ishin të moshuarit. E njëjta situatë ishte edhe në qytetin e Sarandës. Tregtaret tregojnë se çmimet nuk janë rritur. Situatë shqetësuese deri në orën 13 të së shtunes ishte edhe në Lezhë ku nuk munguan lëvizjet masive të qytetarëve. /Abcnews.al/

SHKARKO APP