Luftë prej një muaji me Covid-19, shuhet drejtori i Patentave

Drejtori i DRSHTRR në Gjirokastër Edi Pesha ka humbur betejën me Covid-19.

Pesha prej më shumë se 20 ditësh ishte i shtruar në Spitalin Infektiv, ndërkohë që gjendja e tij ishte përkeqësuar 10 ditët e fundit.

Pesha më parë ka mbajtur postin e drejtorit të Zyrës së Punës dhe prej pak muajsh ishte emëruar në krye të DRSHTRR.

Edi Pesha kishte thuajse një muaj që ishte infektuar me Covid-19.

SHKARKO APP