Luftimet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, Rama: Ulini armët e të nisim negociatat, nuk duam viktima

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nën cilësinë e kryetarit të OSBE-së, ka reaguar, pas luftimeve, të rinisura mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të OSBE-së, Rama shkruan se të dyja palët e përfshira në konflikt duhet të kthehen në normalitet, ndërsa shton se askush nuk do viktima.

“Unë i nxis të gjithë të përfshirët të kthehen menjëherë në armëpushim para se numri i njerëzve i këtij konflikti të rritet më tej,”– shkruan Rama. Kreu i qeverisë shqiptare thotë se është mirë që mes dy vendeve të nisin negociatat.

Rama vuri në dukje se Bashkëkryetarët e Grupit Minsk të OSBE-së dhe Përfaqësuesi Personal i Kryesuesit të Përgjithshëm, Ambasadori Andrzej Kasprzyk, kanë qenë në kontakt të ngushtë me palët.

Opozita e Bashkuar ka bërë hapin e saj të radhës.

Forcat e bashkuara opozitare kanë dërguar në Këshillin Politik draftin për hapjen e vërtetë 100 përqind të listave.

Gazetari Osman Stafa raporton për “Balkanweb” se opozita e bashkuar po ashtu kërkon që koalicionet të ruhen ashtu siç janë në ligjin aktual.

Opozita përsërit po ashtu kërkesën për t’iu drejtuar ODIHR-it për mosmarrëveshjet.

SHKARKO APP