Luhatjet në tregun e këmbimit valutor shtyjnë drejt arit

Ditën e sotme në tregun vendas të këmbimit valutor janë regjistruar luhatje të shumta të vlerës së valutave kryesore.

Dy monedhat që janë zhvlerësuar më shumë gjatë muajit të fundit kanë vazhduar në trendin rënës. Euro zbriti më tej sot në nivelin e 126.4 lekëve në blerje dhe 127.2 lekëve në shitje.

Kjo rënie ka ardhur si pasojë e zhvlerësimit të euros në treg gjatë mesditës së djeshme, ku valuta ra deri në nivelin e 125.6 lekëve. Në këtë mëngjes një euro këmbehej për 127 lekë, por kjo luhatshmëri e madhe e valutës së përbashkët europiane tregon se stabilizimi i vlerës së euros nuk është ende në horizont.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në orët e vona të natës së djeshme, edhe paundi britanik ka pësuar një rënie drastike, çka reflektohet në kursin e sotëm të këmbimit, të fiksuar në 143.7 lekë në blerje dhe 144.5 lekë në shitje. Inflacioni i dobët në Mbretërinë e Bashkuara do të ndikojë në perspektivën e Bankës së Anglisë për të rritur normën e interesit, çka do të rëndojë më tej vlerën e stërlinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, dollari amerikan ka kryes një ndalesë sot, duke qëndruar i pandryshuar në vlerat e ditës së djeshme. Valuta e SHBA blihet sot për 107.6 lekë dhe blihet për 108.5 lekë, duke qëndruar në nivelet më të larta të javëve të fundit.

Kjo ecuri e dobët e valutave të huaja ka rritur ndjeshëm vlerën e komoditeteve. Sipas Bankës së Shqipërisë vetëm gjatë ditës së sotme një ons ar këmbehet për 140227 lekë, duke u rritur me plot 1229 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?