Luiza Gega në GJKKO: E çuditshme mënyra si janë ngritur akuzat! Izmir Smalaj: Po mbështesim Veliajn

Kampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega i është bashkuar qindra qytetarëve në një protestë para GJKKO, duke kërkuar lirimin e Erion Veliajt.

Gega tha se beson në pafajësinë e Veliajt dhe vlerëson kontributin e tij në zhvillimin e Tiranës. Kampionia shqiptare u shpreh se beson te organet e drejtësisë por theksoi se mënyra se si kjo veproi ishte e padrejtë, duke iu referuar arrestimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë.

“Këto supozime më duken të çuditshme si janë bërë. Unë mendoj që drejtësia do vazhdoj punën e saj, i besoj drejtësisë, por nuk më pëlqen mënyra se si qasen gjërat”,-tha Gega.

“Nuk po protestojmë thjeshtë kemi ardhur këtu në mbështetje të kryetarit”,- Izmir Smalaj.

SHKARKO APP