”Luks për Shqipërinë”, flet avokati i prokurorit Trenova

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka dhënë paraditen e së mërkurës vendimin për Prokurorin e Apelit Tiranë, Gentian Trenova. Avokati i tij, Saimir Lami tha se Trenova ishte një nga prokurorët më të përgatitur duke e quajtur atë “luks për Shqipërinë”.

“Është për të ardhur keq sepse Shqipëria nuk e ka luksin të humbasë njerëzit e tij më të përgatitur në sistem në këtë mënyrë” u shpreh avokati duke shtuar se vendimi do të ankimohej.

Avokati tha se klienti i tij “ishte paragjykuar që në seancën e kaluar kur nuk na u dha mundësia të shpreheshim. Është e padrejtë,që punonjës të sistemit të drejtësisë kanë punuar me ndershëri sot të trajtohen në këtë mënyrë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trenova nuk ka dhënë asnjë shpjegim për dyshimet që ranë mbi figurën e tij këto ditë. Në seancën dëgjimore të KPK-së, deklaroi se prokurori Trenova kishte mbyllur hetimet për një trafikant droge të kapur nga policia greke. Sipas KPK, prokurori kishte kryer hetim te paplote, duke mos hetuar për verifikimin e këtij personi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të njëjtin vendim Trenova ka marrë pas hetimit ndaj një prokurori të kapur në korrupsion. Gjithashtu u tha se prokurori kishte bërë deklarim të rremë të pasurisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?