Deputetja më e moshuar e PS-së, 79 vjeçarja Luljeta Bozo do të çelë Kuvendin e ri
Më 10 shtator Kuvendi i ri nis punimet dhe hapjen do e bëjë deputeti më i moshuar në këtë parlament të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.
Pas dorëheqjes së Gramoz Ruçit nga politika, deputetët më të vjetër në këtë Kuvend janë Luljeta Bozo, 79-vjeç, dhe Sali Berisha 77-vjeç.
Sipas rregullit këtë Kuvend të ri, në seacën e parë parlamentare do ta udhëheqë Bozo.
Gjatë një interviste për Euroneës, Bozo ka deklaruar se nuk ka ethe për sa i përket fjalimit por për procedurat që do të mbahen në ditën e parë të Kuvendit.
“Në ethet e fjalimit nuk jam, jam në ethet e procedurave, sepse fjalimin e kam të pjekur në mend që kur doli në media 15 ditë më parë, që Luljeta do të hapi parlamentin. Unë i kam në mendje disa probleme që do t’i bëj të njohura më datë 10, meqë e dekretoi presidenti”, thotë znj. Bozo.