”Luluçi, boçja që nuk çel”, Luçiano Boçi i përgjigjet Ramës: Ka degraduar politikisht! Më dhimbset
Gjatë një takimi me gra dhe vajza këtë pasdite në Elbasan, kryeministri Edi Rama etiketoi kandidatin e koalicionit ”Bashkë Fitojmë” si ”luluçi dhe boçja që nuk çel”. Nuk vonon dhe Luçiano Boçi i kthen përgjigje kreut të qeverisë. Për të janë një tregues për degradimin politik të kryeministrit Rama. Boçi tha edhe se ka ndjerë dhembshuri për Ramën kur ka bërë këtë fjalim sot në Elbasan.
“Nuk është vetëm çështje gjuhe, por e vazhdueshme që e ka përdorur në një takim tjetër, nuk prekem se vij nga politika, por më vjen keq që e bën ky person që kur mori pushtetin, bënte si qeraman, që atë e kishin ofenduar rëndë, që i kishin ardhur deri te shtëpia.
Më është dhimbur atëherë dhe sot tek dëgjoj këtë ligjërim politikë aq më tepër me gratë e Elbasanit, kur bën këtë teatër absurd, kuptohet që është kap nga një hall i madh, më dhimbset se është degraduar politikisht. Ka qenë i mbajtur mirë, por që është real konkret dhe i prekshëm”, tha Boçi.