Lulzim Basha gjuan me bërryl “gardën e vjetër” në PD: Të lirojnë vendet

 

Duket se Basha nuk do të bashkëpunojë me "gardën e  vjetër" në PD. Lulzim Basha është hedhur në kundërsulm ndaj kritikëve të tij në PD. Ai ka kërkuar sot nga ata, që t’iu hapin rrugën të rinjve. “Kemi nevojë që në këtë kundërvënie të bashkohemi në rradhë të parë brenda partisë sonë, ku për herë të parë është krijuar një korpus eksperience dhe vlerash që e ka për detyre jo vetëm të mbaje flamurin e këtyre vlerave, por t’i inspiroje një kontigjent të ri të spikatur individësh që kanë ardhur në PD sot në opozitë, për të dhënë e jo për të marrë, ti kujtojë përmes transmetimit të këtyre vlerave dhe për këtë fondacioni për liri e demokraci duhet të jetë një platformë sa më konstruktive. Që të dijnë të frymëzojnë e të drejtojnë kapacitetet e potencialet e reja drjt pjekjes së tyre që ardhshëm, ndoshta jo për 4 viet, por të 8 12 e 16 viteve, koha për të nisur procesin e ndërtimit të elitave të ardhsme politike të PD është tani”, tha Basha gjatë një aktiviteti.

Një përgjigje kjo në mënyrë indirekte ndaj “gardës së vjetër” në PD, e cila është kritike për drejtimin partisë nga ana e Bashës. Dhe po planifikon ti spostojë ngadalë edhe në listat e ardhshme për deputet.

SHKARKO APP