Lulzim Basha: Kryeministri po krijon terrorizëm ndaj popullsisë me rritjen e çmimeve!

Lulzim Basha theksoi në parlament se kjo qeveri po rrit koston e jetesës së shqiptarëve.

Kryetari i PD-së akuzoi kryeministrin se po u jep paratë oligarkëve në tenderime dhe koncensione.

Basha tha:

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak ditë më parë tellalli i të keqes njohu shqiptarët me një krizë që do të godiste vendin, me pasoja të rëndë për ekonominë dhe jetët e qytetarëve, të ngjashme me ato të tërmetit apo pandemis.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, pakkush e besoi.

Në vijim të strategjisë së tij, nxori një plan për të zgjidhur këtë krizë, ku ajo që ra menjëherë në sy ishte borxhi i ri me të cilin do të ngarkojë edhe më shumë qytetarët, edhe më shumë borxhin e lartë publik, një borxh prej 200 milionë eurosh.

Dhe kur u përmend kjo shifër e lartë që do të vendoset në dispozicion të OSHEE, si mëlçitë që i varen në qafë ujkut, të gjithë kuptuan se gjuha e Ramës shkoi aty ku i dhimbte dhembi, te paratë që mungonin.

Jo për shkak të qytetarëve, që kanë paguar dhe paguajnë qindarkë pas qindarke energjinë e shtrenjtuar, por për shkak të shpartallimit që korrupsioni dhe keqmenaxhimi kanë shkaktuar në sektorin e energjisë”, tha Basha.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i opozitës tha se korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë s’duhet ta paguajnë qytetarët.

Këto abuzime duhen të hetohen. Ne do të depozitomë nesër në SPAK kallëzim penal për t’ja vënë para fytyrës abuzimet me paratë e qytetarëve. Korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzuan dhe abuzojnë me djersën e tyre Tendera luksi, kompani konsulence që mbushin xhepat në mënyrë korruptive, klientelizëm dhe punësime politike në administratat përkatëse të KESH dhe OSHEE, që përdoren politikën e tokës së djegur edhe për shkak të zgjedhjeve, ku paratë e dala nga këto institucione shërbyen për të kalcifikuar një pushtet të paligjshëm. Natyrisht të bëra bashkë me dritëshkurtësinë menaxhimin skandaloz të eksporteve, fitimet e të cilave avulluan edhe pse kambanat e rritjes së çmimeve kishin rënë prej marsit, por atë kohë merreshin me fushatë jo me planifikim. Duke shkurtuar në korrik dhe gusht rezervave ujore, në atë që ekspertët cilësojnë si viti më i mirë historik, hapën një pjesë të madhe të gropës që do të mbyllet duke marrë borxh. Të gjitha këto shpërdorime, duhet të hetohen me përparësi, ndaj edhe ne do të depozitojmë nesër kallëzimin penal në SPAK. Sepse korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzuan dhe abuzojnë me djersën e tyre. Sigurisht kjo është vetëm një pjesë e krizës së korrupsionit që ka kapur vendin tone”, tha ai.

Lulzim Basha shtoi që “Sepse përtej sektorit energjetik, ajo që po ndodh me ekonominë dhe financat publike është po aq e rëndë dhe pasqyrohet në jetët e përditshme të qytetarëve, të cilët e ndjejnë se si fatura e korrupsionit po pengon zhvillimin e vendit, në qëndrimet e Partisë Demokratike, por edhe në ato të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që dy ditë më parë e bën rezil modelin ekonomik të kësaj pakice. Duke vënë në shënjestër PPP-të, që pritet të arrijnë shifrën marramendëse të 50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, çka tregon se ajo që shqiptarët paguajnë nga taksat e tyre, shkon në një masë të madhe për projektet e klientëve të kësaj qeverie.

Pasoja është e qartë. Një borxh publik jashtë kontrollit, që ia lidh duart qeverisë për të vepruar në ndihmë të qytetarëve dhe sipërmarrjeve, pasi prioritete të saj ka oligarkët me të cilën ndan pushtetin dhe buxhetin e shtetit. Prandaj, nën shtrëngimin e zgjidhjeve korruptive që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë, sot nuk kanë asnjë masë për të mbrojtur familjet shqiptare dhe ekonomin e tyre, që fatkeqësisht do të përkeqësohet në ditët dhe muajt në vazhdim. Sepse përveç borxhit që do të marrin, deklaruan vetëm që nuk do të ketë ndërprerje energjie dhe nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë, një çmim që në fakt është i lartë, sepse ishin po këta që e rritën për familjet dhe biznesin e vogël”, pohoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?