Lulzim Basha: Me shpejtësi në hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Në forumin “Perspektivat për një të ardhme evropiane të vendit”, organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer” dhe Akademia Politike, ku marrin pjesë dhe përfaqësues politikë gjermanë, austriakë dhe ekspertë nga Shqipëria, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha denoncon problemet me kandidatët e Edi Ramës të përfshirë në listat e PS-së.

“Prioritetet e vendit janë të qarta. Objektivat e Partisë Demokratike, të Aleancës për Ndryshim, të koalicionit tonë, janë të qarta. Pa luftuar korrupsionin, pa ndarë politikën nga krimi, Shqipëria nuk do të ecë përpara. Ky është parakusht. Tashmë, edhe parakusht zyrtar i Bashkimit Europian dhe i Këshillit Europian. Zbatimi real i ligjit të dekriminalizimit, zgjidhja e duarve të drejtësisë, avancimi deri në fund i reformës në drejtësi, me duart larg nga partitë politike. I vetmi kontribut që partitë politike mund të japin për reformën në drejtësi është që të mbajnë duart larg. Ne e kemi dhënë shembullin tonë, ne jemi ata që iniciuam dhe detyruam, ndonëse në pakicë, Edi Ramën të miratonte ligjin e dekriminalizimit, me ndihmën e Parlamentit Europian, me ndihmën e Marbrohut dhe të Eduart Kukan, dhe madje, edhe të socialistëve europiane Flenkeshtajn, por ky ligj duhet zbatuar. Sot, në listën e Partisë Socialiste, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka prapë persona me rekorde të zeza kriminale, përfaqësues dhe bosë të krimit të organizuar. është fare e qartë dhe unë pres, që Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të flasin qartë dhe prerë për këtë sot, jo pas zgjedhjeve. Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë në konflikt me interesin, me procesin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky proces do të thotë më shumë transparencë”, deklaroi Lulzim Basha.

Programi i PD

Kreu i PD, Basha iu shpalosi miqve gjermanë dhe austriakë planin e tij për të çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europin. Sipas Bashës kjo gjë arrihet së pari duke përmirësuar jetën e shqiptarëve:

“Unë besoj dhe shpresoj që për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve ne duhet të përshpejtojmë dhe të garantojmë rrugëtimin e sigurt drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Unë e di dhe koha ka provuar që kjo është një detyrë e vështirë, ka shumë sfida përballë nesh. Sundimi i ligjit duhet të kthehet në vend. Ne duhet të nisim një luftë të vërtetë dhe një përpjekje kombëtare të vërtetë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve. Kjo nuk ka ndodhur gjatë 8 viteve të shkuara. Qeveria nën drejtimin tim do të drejtojë këto përpjekje me buxhete madhore me rritjen e forcave të sigurisë me përdorimin e teknologjisë dhe me bashkëpunimin më të ngushtë të mundur me vendet e Bashkimit Evropian dhe partnerët tanë strategjikë në mënyrë që të sigurojmë eliminimin e plotë të krimit në Shqipëri.Kёtё nuk janë vetёm njё parё zgjedhje por ёshtё njё lufta pёr demokraci. A do tё jetë Shqipёria nё anën e gabuar tё njё përdhe tё re tё hekurt qё po ndan shoqëritë midis atyre qё mund tё mbajmё zgjedhje tё lira dhe tё drejta apo muri i korrupsionit, i krimit nga ata persona qё janë nё fuqi do ta vendos Shqipërinë nё anën e gabuar tё kësaj përdheje tё hekurt ku ka njё vijueshmëri tё sundimit jo demokratik qё nuk respekton votën e qytetarëve. Jam plot besim siç shoh çdo ditё shpresën dhe optimizmin dhe dëshiron e njerëzve pёr ndryshim se Partia demokratike e Shqipërisë ka lindur pёr tё mishëruar kёtё ndryshim. Ne kemi pasur shumë sfida, kemi tejkaluar shumë sfida. Çdo arritje e madhe e kësaj shoqërie ёshtё arritur nёnё drejtimin tonё qё nga aderimi nё Kёshilli e Europës, nё nënshkrimin e Marrëveshjes sё Stabilizim Asocimit, nga ftesa dhe anëtarësia nё NATO dhe lëvizja pa viza e shqiptarëve nё zonën Schengen. Ёshtё misioni ynë hyjnor qё tё arrijmë tё përmbushim ёndrrёn pёr tё cilën u krijua Partia Demokratike nё vitin e errët 1990, ndërkohë qё rrezohej sundimi komunist mё i fuqishëm nё Europë. Fillimi i negociatave pёr anëtarësim ёshtё përparësia jonë mё urgjente me rendësi ekzistenciale dhe strategjike pёr vendin. Progresi pёrmbajtёsorё dhe thelbësor ёshtё dhe mund tё jetë vetёm rezultat i reformave tё përshpejtuara dhe tё thella qё do tё ndikojnë pjesë e qytetarëve shqiptarë dhe qё do tё jenë tё gjurmueshme lehtë nga tё gjithё palët. Stafi i kualifikuar do të jetë pjesë e kësaj agjencie, e cila do të menaxhojë dhe do të shqyrtojë të gjitha kontratat shtetërore për ti dhënë fund praktikave të tmerrshme që e kanë lënë vendin pa dhe një investim të rëndësishëm strategjik nga Europa dhe SHBA në këto 8 vitet e fundit dhe ka tërhequr dyshime nga aktorë ofshore që po kapërdinë dhe po thithin dhe po rrisin borxhin tonë publikë kombëtarë. Do të zbatojmë dhe do të fuqizojmë legjislacionin anti-mafia për ta bërë të pamundur që të jetë kaq lehtësisht te kontrollueshme nga krimi i organizuar në të gjitha instancat, investimet private dhe ato prokurimet publike. Ndërmend tani raportin e Departamentit të Shtetit për pastrimin e parave që ishte i ashpër por i vërtetë, që tregon dështimin e Shqipërisë për shkak të korrupsionit në të gjitha nivelet dhe se pastrimi i parave është bërë një problem ekzistencial për sigurinë tonë dhe begatinë, prosperitetin tonë. Kjo është arsyeja sepse një nga prioritetet tona do të jetë një paketë e re ligjore dhe zbatimi i saj tërësor nën mbikëqyrjen europiane dhe me mbështetjen dhe bashkëpunimin më të madh të mundshëm me partnerët europiane. Pjesëmarrës të nderuar, sfidat dhe sprovat që janë përpara nesh janë vërtet të mëdha, por po kaq i madh është dhe potenciali i vendit tonë”, theksoi kryedemokrati Lulzim Basha.

Negociatat

Kryedemokrati tha se pas 25 prillit qeveria e tij do punoje me shpejtësi në hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

“Kjo qeveri e ka tmerr transparencën. Ky proces do të thotë përputhshmëri jo vetëm në letër, por edhe në zbatim në Acqui Communitair, ndërkohë që vetëm muajt e fundit kemi kontrata dhe ligje speciale që kalojnë në parlament pa transparencë, pa publikim, që bien ndesh me detyrimet themelore të stabilizim asocimit në fushën e konkurrencës apo të drejtave të njeriut, apo të lirisë së medias. Dhe kjo e ka vendosur opozitën time, opozitën e Partisë Demokratike në konflikt me këtë qeveri. Fakti që ajo është kthyer de facto në një pengesë, në mos them një armike të Integrimit Europian të vendit. Nesër për mua dhe për Partinë Demokratike nuk ka mision më hyjnorë sesa të përfundojë një nga shtyllat për të cilat u themelua; anëtarësimin e Shqipërisë në Europë. Anëtarësuam Shqipërinë në NATO. Hodhëm një hap domethënës me heqjen e vizave dhe do të bëjmë gjithçka për të përmbushur 15 parakushtet, për të hapur negociatat dhe për të përparuar me shpejtësi në hapjen e negociatave. Një Parti Socialiste në opozitë, e reformuar dhe e çliruar nga kthetrat e krimit të organizuar që sot diktojnë edhe listën e kandidatëve të tyre, shpresojë të jetë një partnere e devotshme në rrugën e integrimit Europian dhe nesër në fjalën time të parë si kryeministër do t’i ofrojë dorën e bashkëpunimit pa rezerva dhe çdo konsensus dhe kompromis të mundshëm në politikë të opozitës së nesërme, me qëllim dhe në funksion të arritjes së ëndrrës së gjithë shqiptarëve, për ta bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian”, tha Basha.

SHKARKO APP