Lulzim Basha në degën e PD-së në Sarandë për Berishën: Fusin debatin në rrugicat pa krye

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur ditën e sotme në degën e PD-së në Sarandë, ku ka thumbuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha në lidhje me protestat poshtë ballkonit të banesës së këtij të fundit.

“Një grup i vogël interesash kontrollojnë ekonominë, kontrollojnë tregtinë, kontrollojnë subvencionet, kontrollojnë taksat, kontrollojnë minierat, kontrollojnë aktivitetin tregtar, kontrollojnë mediat, përpiqen të kontrollojnë çdo aspejt të jetës së shqiptarëve. Dhe natyrisht që janë të tmerruar nga dalja e një alternative, e një korpusi politik që jo vetëm është shkëputur mendërisht, kulturalisht, politikisht nga kjo vath 34 vjeçare, por po kështu artikulon alternativat, rrugëdaljet nga kjo krizë. Ndaj i mohojnë qytetarëve debatin për këto çështje dhe mundohen ta fusin debatin në rrugicat pa krye të sharjeve dhe fyerjeve”– tha Basha.

SHKARKO APP