Lulzim Basha në Fier

Lulzim Basha shkruan sot në facebook: Me rininë e Fierit për të dëgjuar mendimet dhe propozimet e tyre mbi ndryshimet që ata kërkojnë që të bëhen pjesë e vendimmarrjes, që zëri i tyre të dëgjohet dhe ambiciet e tyre të mos shkelen nga mungesa e garës dhe meritokracisë.
Ata duan t’ju jepen mundësi për të realizuar potencialin dhe ëndrrat e tyre për të ardhmen, mundësi për arsim cilësor, punësim, inkurajim të shpirtit të tyre sipërmarrës dhe një jetë më të mirë. Të jenë të lirë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, pranë familjarëve dhe miqve të tyre, e jo nëpër botë.
Angazhimi dhe përfshirja e të rinjve në jetën publike, nis duke u kthyer atyre besimin te politika. Ata do të jenë protagonistë kur modeli që ne do ofrojmë do jetë ai i një politike që u shërben njerëzve, e jo anti-modeli i ndërtuar mbi shantazhin, kërcënimin, baltosjen, korruptimin dhe kriminalizimin.
Partia Demokratike e Shqipërisë është e hapur për ta, si mjet në duart e tyre, për të mundësuar”- mbaron krei i PD zyrtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?