Lulzim Basha në spitalin ushtarak, viziton të plagosurin në Burrel

Situata tepër e tensionuar pranë KZAZ-së së Burrelit ka lënë të plagosur vëllain e kryetarit të Partisë Demokratike në këtë qark, Alfred Lika.

Ky i fundit mësohet se ka pësuar frakturë të rëndë në kokë, gjatë përplasjeve me FNSH për nxjerrjen e materialeve zgjedhore nga KZAZ. Për pasojë, Lika është transportuar me helikopter për në Tiranë, ku po merr mjekim.

Ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar te Spitali Ushtarak të plagosurin Lika. Gjithashtu, Basha ka vizituar në Spitalin Ushtarak dhe Rasim Hoxhën, i cili u plagos gjatë përplasjeve të ashpra në KZAZ e Kamzës. Rasim Hoxha është punonjës i Policisë Bashkiake dhe, sipas PD, është sulmuar me gaz helmues në krye të detyrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i PD Lulzim Basha ka shkuar me urgjencë në spitalin ushtarak për të vizituar të plagosurin nga përplasja me policinë në KZAZ-në e Burrelit, i sjellë me helikopter në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

I plagosuri, Alfred Lika me frakturë të rëndë në kokë nga forcat e FNSH-së.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?