Lulzim Basha: PD të marrë përgjegjësitë. Kthimi i pushtetit te njerëzit me ndryshimet kushtetuese

Vijon turi i takimeve i Lulzim Bashës me demokratët. Këtë herë në Pezë, Basha tha se demokratëve i takon që të marrin përsipër barrën e përgjegjësisë për ngritjen e një alternative reformuese që garanton daljen e vendit nga kjo lëngatë dhe të ndërtojmë ura bashkëpunimi. ”Së bashku me demokratët dhe shqiptarët duhet të bëjmë gjithçka për: hapjen e listave, Vetting-un e politikanëve, votën e emigrantëve dhe kufizimin e mandateve. Partia Demokratike ka lindur si shpresë e shqiptarëve në ditët me të vështira të saj, edhe sot kjo forcë do të ringrihet e do të shndërrohet në shpresën e ndryshimit për Shqipërinë”,-shkruan Basha.

Postimi i plotë

Një bashkëbisedim si përherë miqësor dhe i hapur me demokratet dhe demokratët e Degës 15 në Tiranë. Na takon ne demokratëve të marrim përsipër barrën e përgjegjësisë për ngritjen e një alternative reformuese që garanton daljen e vendit nga kjo lëngatë dhe të ndërtojmë ura bashkëpunimi me çdo aktor dhe faktor të shoqërisë që pajtohet me nevojën urgjente për ndryshim.

Rrënimi moral i një pushteti të korruptuar tregon se ky sistem politik është totalisht i kalbur, nuk mund të qëndroj më në këmbë. Kthimi i pushtetit te njerëzit, përmes ndryshimeve kushtetuese që garantojnë konkurrencën, garën, integritetin e politikanëve dhe funksionarëve publik, është domosdoshmëri për pastrimin e kësaj politike dhe kthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet.

Së bashku me demokratët dhe shqiptarët duhet të bejmë gjithçka për: hapjen e listave, vetting-un e politikanëve, votën e emigrantëve dhe kufizimin e mandateve. Partia Demokratike ka lindur si shpresë e shqiptarëve në ditët me të vështira të saj, edhe sot kjo forcë do të ringrihet e do të shndërrohet në shpresën e ndryshimit për Shqipërinë!

SHKARKO APP