Lulzim Basha publikon foton: Sot unë humba një bashkëpunëtor të vyer

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të kryetarit të Degës së Partisë Demokratike Krujë, Reshit Merlika.

Në postimin e tij, Basha shkruan se PD humbi sot një nga drejtuesit e saj më të përkushtuar, teksa e cilësonnjë bashkëpunëtor të vyer.

“Sot u nda nga jeta Reshit Merlika, kryetari i Degës së Partisë Demokratike Krujë. Mendimet dhe lutjet e mija dhe të familjes time si dhe të mbarë demokratëve shkojnë tek bashkëshortja e tij Majlinda dhe dy djemtë e tij Arbisi dhe Eraldi si dhe tek nëna e tij znj. Shpëtime dhe vëllezërit e të afërmit, për humbjen e parakohshme të njeriut të tyre të shtrenjtë.
Pinjoll i një prej familjeve më të shquara të Krujës, Reshit Merlika spikati me integritetin, qëndresën dhe dhembshurinë e tij për Krujën dhe bashkqytetarët e tij. Si pas tërmetit të 26 Nëntorit ashtu edhe gjatë pandemisë ai ishte ditë e natë pranë njerëzve në nevojë, duke mobilizuar ndihma, fashitur plagët e dhimbjeve dhe dhënë forcë e kurajo atyre që kishin humbur gjithçka.

Partia Demokratike humbi sot një nga drejtuesit e saj më të përkushtuar dhe unë një bashkëpunëtor të vyer. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

https://www.facebook.com/166424440075412/posts/3261334200584405/?d=n

 

SHKARKO APP