Lulzim Basha shkarkon deputetin Flamur Noka si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë dhe e paralajmëron për përjashtim nga Grupi i PD

Vazhdon sherri në PD. Lulzim Basha paralajmëron përjashtimin e deputetit Flamur Noka nga grupi parlamentar i PD.

Njëkohësisht Basha e ka shkarkuar si Nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, deputetin Flamur Noka.

NJOFTIM PER SHTYP I PARTISE DEMOKRATIKE

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot Kryetari i PD Lulzim Basha i ka komunikuar shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës, si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arsyeja e këtij vendimi është shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena. Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke shfokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?