Lulzim Basha sulmon treshen Rama-Berisha-Meta

Sot në Parlament pati një debat të ashpër mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, debat që për hir të së vërtetës u fitua në publik nga Basha. Ishte si rrallëherë një përplasje publike parlamentare e titanëve të politikës.
Me veprimet e fundit duket (akoma nuk po nxitohemi) se Lulzim Basha manifeston pjekuri, forcë dhe kurajë politike. Basha sulmoi Kryeministrin në pikat e dobëta të tij, por që janë realisht edhe sponsorizuesit e kësaj qeverie. Dhe anasjelltas, qeveria i mban me para publike oligarkët.
Të dyja palët, qeveria dhe oligarkët, mbajnë njëri-tjetrin kurse populli varfërohet duke mos gjetur përkrahje.
Lulzim Basha sot akuzoi me emra, me shuma dhe me fakte kryeministrin Rama. Ndërkohë ky i fundit e humbi toruan në sallën e Parlamentit dhe mundohej të lëshonte silura pa adresë dhe paksa i hutuar nga goditjet e kreut të PD-së.
Basha akuzoi hapur për pazar të fshehtë Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën. Ata të tre, sipas Bashës, janë “Trekendshi i Bermudës” (sipas historisë në këtë trekëndësh po hyre në mes nuk del më, pra mbytesh).

Akuzat e forta të Lulzim Bashës sot për të tre RAMA-BERISHA-META që janë në një koalicion të fshehtë, ku secili ruan interesat financiare të tij dhe nuk prekin realisht njeri-tjetrin, ishin akuza që drithëruan Kryeministrin.

Në të vërtettë loja e Ramës ka dukje se kërkon të ketë përballë Sali Berishën dhe Ilir Metën, te dy në raporte jo të mira me SHBA. Dhe kësisoj amerikanët do punojnë për të mbajtur Edi Ramen në pushtet nga frika e dyshes Berisha-Meta.
Ajo që bëri në sallën e parlamentit Lulzim Basha ka sjellë mëri, inat, turbulenca dhe perbashkim të Edi Ramës, Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse Basha ruan këtë linjë denoncimi të hapur dhe pa kompromis ndaj lidershipit 30 vjeçar do ketë suport popullor dhe ndërkombëtar. Por nëse mbetet ajo që kundër sulmoi kryeministri Rama kur i tha Bashës se “gjobat nuk po të sjellin gjë”; atëhere PD ka vdekur përfundimisht, pavarësisht se është e plagosur nga dueli Berisha-Basha.
Sulmi me tre raunde grushtim sot nga Basha ndaj Ramës ishte sulm klasi dhe dërmues.
Por mbetet të shikojmë me kujdes nëse kishte prapavijë pazari që të ulte me zor kryeministrin në ofertat e PD.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?