”Lum” shkarkimet nga qeveria, Flutura Açka: Familja politike nepotike në alarm

Sot pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave u prezantuan një ”lum” me shkarkime, ku më i forti është me Gledis Nanon, që ikën nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, thotë se një hall i madh krijon kaq shumë furtunë politiko-policoro-kriminale në një ditë.

Po ashtu edhe Ardi Veliu ikën nga posti si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës. Po ashtu edhe Dallëndyshe Bici si zv.ministre e Mbrojtjes.

Postimi i plotë

Familja politike nepotike në alarm.

Vetëm një hall i madh krijon kaq dhunë e furtunë politiko-policoro-kriminale në një ditë.

As po kujdesen fare të fshihen sadopak, nuk po i kontrollojnë më as ushkuret.

Mos u ka ardhur gjë ora e kastrimit, që të mos iu mbijë më fara kriminale në këtë tokë?

Opozita? Tuj lujt yç.

SHKARKO APP