Lumë mjetesh në Morinë, bllokohet dogana

Mëngjesin e kësaj të shtune, rruga e Kombit ngjante me një lum mjetesh, ndërsa në kufirin Shqipëri-Kosovë, mijëra shqiptarë nga Kosova i janë drejtuar vendit tonë për të kaluar fundjavën. Nga mëngjesi deri në orën 10:00 raportohen se kanë kaluar doganën mbi 7 mijë pushues nga Kosova. Mësohet se policia e kufirit ka punuar me procedurë të përshpejtuar, duke lehtësuar qarkullimin për të shmangur vonesat në kufi. Shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur që të shfrytëzojnë temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin tonë ditëve të fundit, ku destinacioni më i preferuar mbetet Shëngjini dhe Velipoja, kjo edhe për shkak të afërsisë gjeografike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?