Lumi Drin, depozitë mbeturinash

Po,të shohësh brigjet dhe shtratin e lumit Drin,që përshkon mes për mes qytetin e Lezhës,nga Ura e vjetër e këtij qyteti,Monument kulture dhe në rrjedhën që përshkon ky lum,do të shikosh praninë e mbetjeve urbane,ushqimore apo inerte ,që mbizotërojnë në brigjet apo shtratin e këtij lumi duke notuar në sipërfaqen ujore,një pamje e shëmtuar kjo për këdo një pasuri që është fat ta kesh dhe për ta patur zili ,duke i dhënë bukurinë dhe freskinë këtij qyteti..Një pasuri që është fat ta kesh dhe për ta patur zili. Të bën përshtypje fakti se po të takosh e të pyesësh qytetarët lezhjanë për fenomenin e pranisë së mbeturinave urbane,ushqimore apo inerte,e kundërshtojnë dhe nuk e mirëpresin këtë dukuri shqetësuese për ambjentin  dhe shëndetin e tyre ,por kur vjen puna për të frenuar dhe parandaluar këtë dukuri,janë vetë ata pjesë,duke u munguar kurajua dhe ndërgjegjësimi qytetar ,duke dhënë vetë shembullin të parët për të mbajtur pastër mjedisin dhe hedhur mbeturinat në vendin e caktuar. Një detyrë e secilit ,qoftë qytetar,qoftë institucione ,por edhe një kulturë qytetare,qoftë në zbatimin e ligjeve në fuqi për mbrojtjen e mjedisit ,por edhe rritja e ndërgjegjësimit dhe e përgjegjësisë qytetare,në pastërtinë  e mjedisit,

SHKARKO APP