Lumi i Tiranës del nga shtrati (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar situatë alarmante në kryeqytet.  Dalja nga shtrati i lumit të Tiranës ka çuar në shembjen e një banese në zonën e Bregut të Lumit, ndërsa dhjetra të tjera janë përmbytur.

Paskuqani dhe Bregu i Lumit janë dy zonat më të prekura nga përmbytjet. Kjo situatë ka vënë në gatishmëri Shtabin e Emergjencave Civile dhe institucionet shtetërore, të cilat kanë evakuar banorët në rrezik.

Si pasojë e reshjeve edhe lumi i Lanës ka dal nga shtrati. Në afërsi të Shkollës Teknologjike, niveli i ujit po arrin në rrugën e makinës.

Dhjetra biznese janë përmbytur tek pallati me Shigjeta.

Përmbyjte janë shkaktuar edhe në zonën e Don Boskos.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=_8Poy6-8wfE” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP